Ernest Muçi ishte një nga protagonistët e fitores së Shqipërisë ndaj Finlandës me rezultatin 2-0, në stadiumin “Air Albania”. Sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë të takimit, duke ndihmuar skuadrën të merrte tri pikë me shumë rëndësi në Ligën e Kombeve.
Pas përfundimit të ndeshjes, Muçi foli për paraqitjen e ekipit, por edhe për momentin personal që po përjeton me fanellën e Kombëtares. Ai vlerësoi organizimin e skuadrës dhe theksoi se besimi që po merr nga trajneri, shokët e ekipit dhe tifozët e ndihmon të japë më të mirën në fushë.
“Sot kishim katër mesfushorë në mesfushë. Kemi zhvilluar një nga ndeshjet tona më të mira”, u shpreh fillimisht sulmuesi.
I pyetur nëse kjo është periudha më e mirë e tij me përfaqësuesen shqiptare, Muçi nuk i fshehu emocionet dhe kujtoi vështirësitë që ka kaluar për të mbërritur deri këtu.
“Po, ky është momenti kur ndiej besimin e shokëve të ekipit, trajnerit dhe tifozëve. Kam kaluar shumë për të arritur këtu”, deklaroi futbollisti.
Goli ndaj Finlandës dhe paraqitja e tij konfirmojnë momentin pozitiv që po kalon Muçi, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në skuadrën kuqezi.
© SYRI.net
Laçi vlerëson lojën dhe flet për ndryshimet me Maran: Po ndërtojmë një mbrojtje të fortë dhe sulm efikas
Maran i gëzohet fitores ndaj Finlandës: Muçi i shënon shpesh gola të tillë, nuk duhet të ulim ritmin
Lufti Dalipi nuk zgjedh Shqipërinë, 20-vjeçari u bashkohet ‘Dardanëve’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: