
Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet t’i nënshtrohet një transformimi të madh, falë një investimi prej mbi 12 milionë eurosh.
Ministria e Sportit dhe Rinisë ka njoftuar të enjten mbrëma se tashmë ka nisur realizimi i projektit për rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e këtij stadiumi.
Sipas Ministrisë, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve të tjera sportive.
“Ky projekt do të mundësojë avancimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


