Qazim Laçi pas fitores ndaj Finlandës: Kemi luajtur mirë dhe mund të shënonim më shumë

Shqipëria siguroi tri pikë të rëndësishme në Ligën C të Ligës së Kombeve, duke mundur Finlandën 2-0 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

“Kemi treguar një futboll shumë të mirë”, Qazim

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes, mesfushori Qazim Laçi foli për mediat për paraqitjen e Kombëtares, rastet e krijuara dhe lojën e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.

Laçi tha se në zonë ndonjëherë nevojitet më shumë qetësi. Në rastin kur hyri në zonë, ai po mendonte të pasonte. Mesfushori theksoi se nuk shqetësohet nëse nuk shënon, pasi për të përparësi ka fitorja, ndërsa goli do të ishte një bonus.

Sipas tij, Shqipëria zhvilloi një lojë shumë të mirë, shfrytëzoi çdo aksion dhe mund të kishte realizuar më shumë gola. Ai shtoi se skuadra ka mentalitetin e duhur.

I pyetur për Sylvinhon dhe Maranin, Laçi u shpreh se, që nga ndeshja e parë zyrtare me Maranin, lojtarët përpiqen të japin maksimumin dhe të luajnë futboll të bukur. Ai nënvizoi se skuadra duhet të ruajë përqendrimin në nivelin e duhur dhe po punon për një mbrojtje të fortë e një sulm sa më efikas.


Shtuar më 12.11.2026 23:25

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetcio