Kurti takohet me kryeministrin kanadez Mark Carney në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me homologun kanadez, Mark Carney, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Në bisedën e tyre u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, siguria dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në një postim për takimin, Kurti tha se e kishte falënderuar Carney-n për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë Kosovës. Ai kujtoi pranimin e mijëra refugjatëve nga Kosova në vitin 1999, pjesëmarrjen e Kanadasë në intervenimin e NATO-s, kontributin e saj në rindërtimin dhe zhvillimin e vendit, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe përkrahjen për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Kurti përmendi gjithashtu se në mars të këtij viti Kosova mori pjesë me një delegacion qeveritar në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), të mbajtur në Toronto, e cila është një nga ngjarjet më të mëdha në botë për sektorin e minierave.

Sipas Kurtit, Kanadaja, si vend anëtar i NATO-s dhe i G7, mbetet mike dhe partnere e rëndësishme e Kosovës për sigurinë, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetbetcio