Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në një takim me drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, ka diskutuar për punën e Institutit, rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ajo ka vlerësuar punën e Institutit gjatë tri vjetëve nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe ruajtjes së kujtesës historike.
Tutje thuhet se Shiroka-Pula ka vlerësuar veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës.
“Presidentja theksoi se, meqë raporti dhe lista janë preliminare, procesi i dokumentimit kërkon vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re. Më tej, Presidentja Shiroka Pula riafirmoi gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj në mbështetje të punës së Institutit dhe avancimit të misionit të tij”, thuhet tutje në njoftim.
-
Shiroka-Pula siguron kryetarët e komunave se do t’i mbështesë brenda kompetencave të saj
-
Shiroka-Pula kërkon përkrahjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
-
Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik
-
Presidentja takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës
-
Arsyetimi që dha Shiroka-Pula për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend