Dalin pamjet e shembjes së ndërtesës me 8 viktima në Nju Jork, fëmija vrapon drejt nënës (VIDEO)
Një video po qarkullon në internet që tregon momentet dramatike para se një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn të Nju Jorkut të shembej, duke vrarë tetë persona, përfshirë dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeç.
Videoja e cila u publikua nga CBS News New York tregon një djalë 9-vjeçar teksa kupton se diçka nuk shkon dhe vrapon drejt nënës së tij, ndërsa vëllai i tij dyvjeçar është në dysheme. Brenda pak sekondash, apartamenti fillon të shembet dhe imazhi ndërpritet.
Familja në pamjet filmike arriti të mbijetojë. Sipas babait të fëmijëve, Anderson Velez, gruaja e tij dhe djali i tyre 9-vjeçar janë shtruar në spital, ndërsa 2-vjeçari nuk është lënduar.
Momenti i shembjes u kap gjithashtu nga një kamera në një ndërtesë fqinje. Pamjet tregojnë ndërtesën duke u shembur, ndërsa një re e dendur pluhuri mbulon zonën brenda sekondave.
Tragjedia ndodhi të mërkurën pasdite kur një ndërtesë trekatëshe në Flatbush Avenue u shemb mbi një kantier ndërtimi fqinj, ku po zhvilloheshin punime gërmimi.
Autoritetet e Nju Jorkut konfirmuan se tetë persona vdiqën, përfshirë 9-vjeçaren Nicole Daniela Salvada Rodriguez dhe 10-vjeçarin Kevin Santiago Reyes Gonzalez.
Putini propozon “mision humanitar” në Kostjantinivka, Kievi bën thirrje për kujdes
Të dashur dhe spiunë! Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete
Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, thirret për të dëshmuar para Kongresit në lidhje me skandalin
- 08:03 Maran paralajmëron kuqezinjtë pas fitores me Finlandën: Shqipëria nuk duhet të bëhet pasive, ja çfarë nuk shkoi siç duhet
- 08:02 Putini propozon “mision humanitar” në Kostjantinivka, Kievi bën thirrje për kujdes
- 08:00 Muçi flet i ekzaltuar pas golit me Finlandën: Dua që Salah të më propozoi për Liverpool
- 07:55 Të dashur dhe spiunë! Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete
- 07:48 Ish-drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, thirret për të dëshmuar para Kongresit në lidhje me skandalin
- 07:46 Pesë çështjet kryesore të samitit të BE-së në Dublin