Një automjet është përmbysur në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, Selenicë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Selenicës, kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina është përmbysur në anë të rrugës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.










Komente
Komento