Horoskopi i Jorgo Pullës për fundjavën, mundësi të reja në dashuri, punë dhe financa
Astrologu Jorgo Pulla ka sjellë parashikimin astrologjik për 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur te zhvillimet që priten gjatë së premtes dhe fundjavës. Sipas tij, pozicionimi i planetëve favorizon veçanërisht çështjet ekonomike, karrierën, vendimet e rëndësishme dhe marrëdhëniet personale.
Dashi
Një periudhë pozitive për karrierën, financat dhe bashkëpunimet. Mund të shfaqen mundësi të reja ekonomike, ndërsa e shtuna paradite është e favorshme për bisedime dhe plane afatgjata.
Demi
Në fokus janë marrëdhëniet sentimentale dhe vendimet personale. E shtuna dhe veçanërisht e diela sjellin mundësi për ndryshime, afrime dhe fillime të reja.
Binjakët
Disa të vërteta dhe çështje të së kaluarës mund të dalin në dritë. Astrologu këshillon të ruhet qetësia dhe të përdoret arsyeja për të zgjidhur keqkuptimet. Fundjava favorizon udhëtimet dhe komunikimin.
Gaforrja
Një periudhë e rëndësishme për çështjet ligjore dhe zgjidhjen e problemeve të vjetra. Mund të vijë momenti për të kërkuar të drejtën e merituar. Kujdes me firmosjen e dokumenteve gjatë së shtunës.
Luani
Një marrëveshje ose kontratë që nuk u konkretizua mund të rezultojë në favorin tuaj. Kontrolloni me kujdes dokumentet dhe shifrat përpara çdo firmosjeje. E shtuna dhe e diela janë ditë pozitive për zhvillime të reja.
Virgjëresha
Mundësi të rëndësishme për stabilizim ekonomik, punë dhe projekte të reja. E diela favorizon bisedimet, marrëveshjet dhe çështjet që lidhen me pronën apo qiranë.
Peshorja
Një periudhë mjaft pozitive për vendime dhe iniciativa të reja. E premtja pasdite dhe e diela favorizojnë marrëdhëniet sentimentale, ndërsa fundjava sjell mundësi për zhvillime të rëndësishme.
Akrepi
Në plan të parë dalin karriera, biznesi dhe financat. Mund të konkretizohen marrëveshje ose bashkëpunime të reja. E diela konsiderohet veçanërisht e favorshme për vendime profesionale.
Shigjetari
Takime të rëndësishme dhe vendime që mund të ndikojnë në të ardhmen ekonomike. E shtuna favorizon bisedat në çift dhe zgjidhjen e çështjeve sentimentale, ndërsa e diela është e përshtatshme për biznesin.
Bricjapi
Një nga shenjat më të favorizuara të kësaj periudhe. Hëna në shenjën tuaj ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, financave dhe takimeve të rëndësishme. E shtuna sjell mundësi për konkretizim dhe stabilizim ekonomik.
Ujori
Takimet dhe komunikimet marrin rëndësi të veçantë. E shtuna paradite dhe e diela pas drekës janë momentet që duhen shfrytëzuar për të mbyllur çështje të vjetra dhe për të ecur përpara.
Peshqit
Një e premte pozitive, veçanërisht gjatë paradites. Fundjava sjell mundësi për nisma të reja, ndryshime në marrëdhëniet sentimentale dhe bisedime të rëndësishme për të ardhmen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

