Goxhaj: Jet Bank, është bombë atomike për sigurinë kombëtare, është banka e kolonizimit të Shqipërisë

09:34, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar ne emisionin e mengjejsit ‘Kafe Shqeto’ në syri tv avokati Altin Goxhaj.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar denoncimet e tij për bankën digjitale Jet Bank. Sipas tij kjo është banka e kolonizimit të Shqipërisë.

Altin Goxhaj: Rasti i ‘Jet bank’ është një nga rreziqet me të mëdha që ka siguria kombëtare

Flavio Qarri: Siguria Kombëtare.

Altin Goxhaj: Siguria Kombëtare, është gjë e vogël puna e xhepave të qytetarëve është shumë e vogël. Kjo bankë, është një bombë atomike në Shqipëri. Kjo është e programuar. Është e tillë që të shpërthejë në atë moment që ata kanë nevojë që të shpërthejë. Sepse kjo bankë nuk ka thjesht qëllimin të falimentojë. Kjo ka qëllimin më të madh. Në fillim të mbledhë paratë e pista dhe ti rivitalizojë ato për të rritur artificialisht çmimin e banesave për të sponsorizuar kolonizimin e Shqipërisë. Kjo është banka e kolonizimit. Kjo është ushtria reale e kolonizimit të Shqipërisë. Pasi kjo bankë ka për detyrë të blejë çdo pronë të Shqiptarëve. Kjo bankë ka të drejtë të prodhojë Bitcoin. Kjo bën transaksione Bitcoin, konvertime. Por mbi të gjithë bën pastrimin e parasë së pistë.

Thith para pastaj në një moment askush nuk ka asnjë lek, sepse kjo është virtuale. Shtatë aksionerë të saj që janë të gjithë shtetas izraelitë, dy prej tyre janë nën akuzë ndërkombëtare për mashtrime financiare. Në asnjë formë në asnjë mënyrë nuk egzistonte asnjë mundësi që kjo të licencohej. Pra nuk ekzistonte asnjë shans që të kishte ndonjë kriter të plotësuar kjo bankë për tu licencuar. Dhe arsyeja pse e kërkoi imunitete guvernatori i Bankës së Shqipërisë ishte pikërisht kjo bankë. Kërkoi imunitet, është rast unik, dhe i jepet imunitet. Pra si tha Manja, nëse ai akuzohet për shpërdorim detyre në atë moment ky personi do vijojë të bëjë punën dhe ta harrojmë se mund ta prekim me dorë. Pra ai është një mbret në kuptimin lateral të fjalës, por arsyeja është se ai e kërkoi imunitetin sepse licencimi i Jet Bank është një marrëveshje e Edi Ramës. Dhe ka patur frike për këtë. Nuk ka për të shpëtuar.

Flavio Qarri: E ka nisur aktivitetin Jet Bank?

Altin Goxhaj: Absolutisht po...

Flavio Qarri: Disa burime më thonë që disa aktivitete që ka filluar në masë pikërisht kjo bankë, është edhe kreditimi i ish ushtarakëve izraelitë për blerje banesash në zonën e Vlorës.

Altin Goxhaj: Këtë po thoja. Kjo është banka e vërtetë e kolonizimit të Shqipërisë. Këtë të Vlorës po e dëgjoj për herë të parë. E di që po bënë gjithë shteti Izraelit në Shqipëri. Kjo është banka që po sjell tregun imobiliar izraelit në Shqipëri. Duke e kthyer Shqipërinë në një treg atraktiv për izraelitët, dhe objekti real i kësaj banke nuk është ai që ne shohim në televizor. Objektivi real është një çek i fshehtë i bardhë, që është fshehur pas kësaj banke për të blerë gjithë Shqipërinë. Ti e din ligjin e shitjes së tokave bujqësore të huajve. Kjo është banka që do të blejë 650 mijë hektarë tokë bujqësore të Shqipërisë, kjo është banka që do të kryejë të gjithë pushtimin e Shqipërisë. Dhe në këtë këndvështrim, nuk ekziston asgjë më e rrezikshme nga ato që ka kryer Rama me planin e tij për kolonizimin e Shqipërisë dhe përzënien e shqiptarëve. Unë e konsideroj çështjen e sigurisë kombëtare çmontimin e kësaj banke nga Shqipëria...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco