Kalendari i ngjeshur i Pochettino-s, pas Haitit vjen… Liverpool

Javët që do të vijnë do të jenë sfiduese për Mauricio Pochettino-n, i cili brenda pak ditësh do të drejtojë kombëtaren amerikane të futbollit në çerekfinalen e CONCACAF Nations League ku e pret Haiti dhe më pas do të niset drejt Anglisë ku e pret kontrata 2.5-vjeçare e United.
Sipas medieve britanike Pochettino do të jetë në pankinën e SHBA në të dy takimet me Haitin.
Të shtunën, SHBA përballen me Haitin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve të CONCACAF-it, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në Sinsinati të martën në mbrëmje, ndeshje e cila, me gjasë, do të përfundojë rreth orës 02:00 të mëngjesët europiane.
Pas ndeshjes Pochettino do të duhet të udhëtojë drejt Mançesterit për t’iu bashkuar skuadrës së “Djajve të Kuq”. Ai pritet që të nisë punë me lojtarët të enjten.
Argjentinasi do të ketë në dispozicion pak kohë me lojtarët e tij, përpara një udhëtimi tejet të vështirë në “Anfield” ku do të përballet me rivalët e Liverpulit të dielën, një sfidë e madhe që do të jetë ndeshja e tij e parë në krye të ekipit të tij të ri. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



