Alain Berset takohet me Albin Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

13 Nëntor 2026 | 09:55

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Dublin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berset përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka ndarë edhe disa nga mesazhet e bisedës me kreun e qeverisë së Kosovës.

Berset thekson se Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës institucionale dhe pranisë së tij në terren.

Në mesazhin e tij, zyrtari i lartë evropian e ka lidhur perspektivën evropiane të Kosovës me stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar këtë të fundit si thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës. Dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë çelësi për ndërtimin e besimit në të gjithë rajonin”, shkruan Berset.

Takimi vjen në një moment kur çështjet e sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten pjesë e rëndësishme e diskutimeve mes liderëve evropianë.

Përmes këtij mesazhi, Berset rikonfirmon angazhimin e Këshillit të Evropës për mbështetjen e Kosovës në përafrimin me standardet evropiane, duke vënë në fokus dialogun dhe forcimin e besimit në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, në kuadër të Samitit të Komunitetit...
21:39 | 12/11/2026

Ndryshimet në Ligjin për Specialen, Britania: Druajmë se do të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur frikën se amendamentet e propozuara për Ligjin e Speciales nuk do t’u shërbejnë interesave të Kosovës....
19:05 | 12/11/2026

Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e...
17:58 | 12/11/2026