Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas të Korçës, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve

13 Nëntor 2026 | 10:07

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke lënë pa furnizim 6 fshatra të Njësisë Administrative Lekas në bashkinë e Korçës.

Fshatrat Tudas, Lavdar, Bozdovec, Mazrekë, Pula dhe Peshtan vijojnë të jenë pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve në linjat e tensionit të ulët. Pa energji deri në mëngjesin e sotëm ka qenë edhe fshati Lekas, ku furnizimi është rikthyer.

Për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura, në terren janë angazhuar dy grupe pune të OSHEE-së. Megjithatë, terreni i thepisur malor dhe kushtet atmosferike e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e punonjësve.

Ndërkohë, ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike janë regjistruar edhe në Voskopojë dhe fshatrat e kësaj njësie administrative, gjithashtu si pasojë e erës së fortë.

Në fshatrat e tjera të juglindjes nuk raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka komentuar emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH),...
22:23 | 12/11/2026

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it

Qeveria ka miratuar propozimin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për sigurinë kibernetike, duke parashikuar krijimin e një grupi të posaçëm për inteligjencën kibernetike,...
21:12 | 12/11/2026

Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin mbrëmjen e 11 nëntorit, pas një seance që zgjati disa orë për të pandehurit e dosjes së zyrtarëve të...
17:37 | 12/11/2026