Arbër Voja, ish-drejtor i Kadastrës së Fierit, i arrestuar paraditen e djeshme nën dyshimet për përfshirje në vepra penale gjatë kohës që drejtonte këtë institucion, ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Fierit pas problemeve shëndetësore.
Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Fier, rreth orës 19:00, Voja ka shfaqur shqetësime shëndetësore, kryesisht në zemër. Për këtë arsye, ai është transportuar menjëherë drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku i është nënshtruar kontrolleve dhe vizitave mjekësore.
Aktualisht, ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në ambientet e spitalit. Ndërkohë, jashtë dhomës ku mbahet është vendosur një patrullë policie, e cila ruan sigurinë dhe mbikëqyr situatën.
Sipas të njëjtave burime, shpjegon gazetari i Syri tv, familjarëve nuk u është lejuar takimi me të, ndërsa ai vijon të jetë nën mbikëqyrjen e policisë edhe gjatë qëndrimit në spital.
© SYRI.net