Rrahje mes pesë nxënësve në Kamenicë, dy prej tyre marrin tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rrahje mes pesë nxnënësve të shkollës së mesme në fshatin Rogoqicë të Kamenicës.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 10:55.
“Rogoqicë, Kamenicë 12.11.2026 - 10:55. Raportohet se janë rrahur në mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovarë-nxënës të shkollës së mesëm. Si pasojë e kësaj lëndime kanë pësuar dy nxënës, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




































