Antonelli për vitin 2027: Do të ketë shumë konkurrencë, por Verstappen do të jetë rivali im kryesor

13 Nëntor 2026
10:50
Telesport
back button

Nisja e shkëlqyer e sezonit nga Mercedes i lejoi Kimi Antonelli të krijonte një avantazh pikësh, të cilin më pas e menaxhoi gjatë pjesës së dytë të kampionatit, ndërsa rivalët e tij filluan të rikuperonin terren. Në javët e fundit, Red Buli ka bërë pikërisht këtë, duke u përmirësuar ndjeshëm me paketën e fundit të përditësimeve.

Max Verstappen është rikthyer fuqishëm, ka siguruar tri fitore në pesë garat e fundit. Ndonëse është tepër vonë për të sfiduar Antonelli për titullin, kjo vjen në kohën e duhur për të luftuar për vendin e dytë në Kampionatin Botëror. Ç’është më e rëndësishmja, kjo dërgon një mesazh të qartë për pjesën tjetër të garuesve.

“Do të jem në garë për titullin edhe në vitin 2027”, tha piloti holandez, 4 herë kampion bote në Formula 1. Dhe, Kimi Antonelli është plotësisht i vetëdijshëm për këtë, duke e identifikuar Verstappen si rivalin e tij kryesor për vitin e ardhshëm.

“Besoj se të gjitha ekipet kryesore do të jenë të forta dhe pres që edhe shoku im i skuadrës të jetë më vazhdimisht në atë nivel. Në vitin 2027, do të jetë një betejë shumë e ngushtë mes nesh, sepse tashmë jemi jashtëzakonisht afër njëri-tjetrit. Red Bull ka vazhduar të përmirësohet me çdo përditësim që ka sjellë”, tha Antonelli.

“McLaren kaloi një fazë rritjeje të madhe, më pas hasi në vështirësi, por tani është rikthyer në formë. Dhe Ferrari është gjithmonë aty…” tha Antonelli, duke parë drejt kampionatit të ardhshëm.

“Do të ishte fantastike të shihnim një betejë ku përfshihen të gjithë ne nga ekipet kryesore, përfshirë Leëis, Charles dhe George. Mendoj se do të jetë një garë shumë e ngushtë, por nëse do të më duhej të zgjidhja pilotin që do të më krijonte më shumë vështirësi, do të thoja Verstappen”, shtoi italiani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit