PS mbledh Asamblenë! Çfarë vendimesh do të marrë Rama? Gazetarja zbardh agjendën
Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, në një moment të tensionuar politik, pas dy protestave që kanë vënë në vështirësi qeverinë, asaj të njohur si “Flamingo” dhe protestës studentore, e cila u përshkallëzua gjatë muajit tetor.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, tha se vëmendja kryesore do të jetë te mesazhet që kryeministri Edi Rama do t’u përcjellë strukturave të partisë, por edhe te çështjet e brendshme që pritet të jenë pjesë e diskutimeve.
“Gjithë vëmendja nesër do të jetë në Gjirin e Lalzit, aty ku në orën 10:00 do të nisë mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Marrë parasysh faktin se kjo asamble vjen pas dy protestave, asaj që njihet si Flamingo dhe protestës së dytë të përshkallëzuar nga studentët në tetor”, u shpreh Shehu.
Ajo kujtoi se mbledhja e fundit e Asamblesë është zhvilluar më 21 mars të këtij viti, po në Gjirin e Lalzit, ku u njoftuan edhe ndryshime në drejtuesit politikë. Por kësaj radhe, mbledhja zhvillohet në një klimë tjetër politike, ku përveç protestave, në vëmendje janë edhe përplasjet e fundit mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Fierit.
Një element që bie në sy këtë herë është edhe mënyra se si anëtarët e Asamblesë janë njoftuar për mbledhjen. Sipas gazetares, ata janë informuar dy ditë më parë përmes grupeve në WhatsApp, por ndryshe nga herët e tjera, nuk u është shpërndarë një rend dite për të mësuar paraprakisht çështjet që do të diskutohen.
Në këtë kontekst, një nga pikëpyetjet lidhet me kërkesën e Erion Veliajt për të marrë pjesë në mbledhje, qoftë fizikisht, qoftë përmes platformave online, me qëllim që të mbajë një fjalë përpara Asamblesë së Partisë Socialiste.
Një tjetër çështje që mund të rikthehet në diskutimet e socialistëve është edhe mocioni i deputetes Elisa Spiropali, i paraqitur në muajin korrik, përmes të cilit ajo kërkoi hapjen e debatit brenda partisë për marrëveshjen për “Shqipërinë e re”, siç e ka cilësuar vetë.
Megjithatë, sipas Eksiola Shehut, pika kryesore e nisjes së mbledhjes do të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama.
“Pjesa e parë, ajo e cila do të nisë në orën 10:00, do të jetë fjala e kryeministrit Rama, e cila do të jetë publike dhe mesazhet e tij do të përcillen”, bëri të ditur gazetarja.
Përtej fjalës së kryeministrit, Shehu theksoi se janë një sërë çështjesh që pritet të diskutohen gjatë mbledhjes, në një kohë kur Partia Socialiste përballet me zhvillime të rëndësishme si në raport me kundërshtimin në rrugë, ashtu edhe brenda vetë strukturave të saj.
Mbetet për t’u parë nëse Rama do të japë përgjigje për protestat, përplasjet me Veliajn dhe kërkesat për debat të brendshëm, apo nëse Asambleja do të shërbejë kryesisht si një takim për të përcaktuar mesazhet dhe drejtimin politik të mazhorancës në këtë fazë.
Arrestohet trajneri grek i peshëngritjes, vëllai i Pirro Dhimës! Akuzohet për doping ndaj sportistëve, ia dha edhe dajlit të tij
Eurostat: Bien me 47% kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e BE-së
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit të dytë: Javën tjetër një tjetër ndërhyrje
- 10:46 Mehmet Kraja: Keq-të-folurit dhe keq-të-lexuarit shqip tashmë ka arritur të marrë status shtetëror në Kosovë
- 10:45 Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, përmbyset automjeti pranë fshatit Kot
- 10:40 Rusia kërkon që Finlanda të largohet nga NATO në bisedimet e Abu Dhabit
- 10:39 Edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës, ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve
- 10:29 Disa klube shprehin dyshime për shitjen e një pjesë të aksioneve të Serie A
- 10:28 Një tjetër atentat me bombë në Moskë, plagoset ish-zyrtari ukrainas që jetonte në Rusi