Zbulimet mbi jetën private të drejtuesit ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, po zgjerohen. Sipas një raportimi të Reuters, Huang dyshohet se ka pasur edhe një marrëdhënie të tretë jashtëmartesore, përveç dy lidhjeve të tjera që u bënë shkak për largimin e tij nga drejtimi i kompanisë.
Reuters, duke cituar dy burime me njohuri për çështjen, raportoi të enjten se marrëdhënia e tretë ka qenë me një grua, pozicioni i së cilës në kompani nuk është bërë i ditur. Po ashtu, nuk ka të dhëna se kur ka nisur kjo marrëdhënie dhe nëse ajo ka përfunduar.
Dy marrëdhëniet e tjera të përmendura në raportime janë ato me Alice Huang, për të cilën agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se ka lidhje me spiunazhin kinez, dhe Kimberly Powell.
Jensen Huang e pranoi publikisht një marrëdhënie jashtëmartesore në një deklaratë të 8 nëntorit, pas publikimit të raportimeve për lidhjen me Alice Huang, por nuk e përmendi atë me emër.
Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te e ardhmja e Nvidia-s, një prej kompanive me kapitalizimin më të madh në tregjet botërore. Huang e drejtoi kompaninë për dekada, pa bërë publik një pasardhës të mundshëm në krye të saj.r.b





