
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar.
Situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth, ku prurjet e ujit kanë dalë nga kanalet dhe janë përhapur pranë banesave, duke rrezikuar përmbytjen e tyre.
Si pasojë e vërshimeve, raportohen edhe dëme në bagëti në banesën e Dedë Drenit. Banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës, ndërsa reshjet vijojnë të vështirësojnë gjendjen në zonë.
Një tjetër problem për banorët është ndërprerja e energjisë elektrike, e cila po shton vështirësitë në kushtet e motit të keq.