Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme në disa zona të Qarkut të Kukësit, ku vijojnë ndërprerjet e energjisë elektrike dhe janë raportuar vështirësi në disa akse rrugore. Pa energji elektrike janë disa njësi administrative dhe lagje në Kukës, Has dhe Tropojë. Në Kukës, ndërprerjet prekin zonat Zapod, Shishtavec, Topojan, Malzi, Kolsh, Surroj dhe Tërthore, si dhe lagjet nr. 1, 2 dhe 3 të qytetit. Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe në Krumë, Fajzë, Kishaj, Pogaj, Gjinaj dhe Golaj në Bashkinë Has, si dhe në Dragobi, Çerem, Dunishë, Margegaj, Tropojë dhe Fierzë në Bashkinë Tropojë.