Dy vatra zjarri aktive në Gramsh, zjarrfikësit në terren për neutralizimin e tyre (VIDEO)
Dy vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Bashkisë Gramsh, ku efektivët zjarrfikës vijojnë prej mbrëmjes së djeshme përpjekjet për shuarjen e flakëve.
Zjarri i parë ka rënë në fshatin Bulçar, në Njësinë Administrative Kodovjat, duke përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre. Ndërsa vatra e dytë është regjistruar në fshatin Snosëm, në Njësinë Administrative Kukur, ku flakët kanë djegur rezerva ushqimore për bagëtinë.
Efektivët e MZSH-së kanë nisur ndërhyrjen rreth orës 20:00 dhe po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave. Era e fortë që fryn në zonë po vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit.
Për momentin, përpjekjet e zjarrfikësve janë përqendruar në neutralizimin e të dyja vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.
Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj
I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi
Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)
- 12:09 Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?
- 12:04 Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar
- 12:03 Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
- 12:01 Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj
- 12:00 I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi
- 11:58 Bruni Fernandes refuzon ofertën e dytë për një kontratë të re nga Manchester United