
Milani synon të përforcojnë repartin defensiv me emra të rëndësishëm. Mbrojtësi portugez i Sportingut është një nga dëshirat e trajnerit Amorim, ndërsa holandezi i Liverpoolit shihet si një mundësi për merkaton e verës.
Milani po projekton një merkato me investime të rëndësishme dhe në planet e drejtuesve kuqezi kanë përfunduar dy emra të njohur të futbollit europian: Gonçalo Inácio dhe Virgil van Dijk.
Sipas raportimeve të mediave portugeze, mbrojtësi dhe kapiteni i Sporting Lisbonës është rikthyer në radarët e klubit italian. Gazeta A Bola shkruan se Milani mund të tentojë transferimin e tij që në merkaton e janarit, pasi Inácio përshtatet me filozofinë e lojës së trajnerit Ruben Amorim.
Sportingu, megjithatë, ka një pozicion të fortë negociues, pasi kontrata e lojtarit përmban një klauzolë largimi prej 60 milionë eurosh. Në kampin kuqezi shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për një shumë më të ulët.
Ndryshe paraqitet situata për Virgil van Dijk. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit është një tjetër emër që pëlqehet nga drejtuesit e Milanit, përfshirë Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic.
Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, mundësia e largimit të Van Dijk nga Liverpooli në verën e ardhshme, kur pritet t’i përfundojë kontrata, mund ta kthejë atë në një objektiv konkret për kuqezinjtë.
Megjithatë, gara për shërbimet e 35-vjeçarit pritet të jetë e fortë, me interes edhe nga klube turke. Për ta bindur holandezin, Milani duhet t’i paraqesë një projekt ambicioz, me pretendime për titullin kampion.
