Stuhia e erës dhe reshjet e shiut që kanë prekur gjithë Europën do të vijojnë edhe gjatë fundjavës, por me intensitet më të ulët.
Sipas sinoptikanëve efektet e stuhisë “Charls” do të vijojnë të mbeten problematike sa i përket erës së fortë në zonat detare.
Reshjet e shiut me intensitet më të lartë vijojnë të jënë të fokusuara në veri, kryesisht Shkodër, Kukës, Lezhë, si dhe në jug në Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat e ajrit sidomos në vlerat minimale mbeten të larta, për shkak të rrymave ajrore të ngrohta që kanë depërtuar prej disa ditësh në vend.
Nëntori mbetet një muaj i lagësht. Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë prezente edhe fillimin e javës së ardhshme.












