Friday / November 13 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Raporti për tregtinë, Hani i Hotit kryeson eksportet në kufijtë tokësorë, Kakavija importet

Share Share Icon

Han i Hotit regjistron vlerën më të lartë të eksporteve të kompanive që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë përmes pikave kryesore kufitare tokësore të Shqipërisë, ndërsa Kakavia kryeson në importe.

Të dhënat tregojnë dallime të ndjeshme në vlerën e tregtisë dhe numrin e bizneseve që përdorin korridoret kufitare.

Sipas studimit të Bankës Botërore, “Lidhja e bizneseve me tregjet: Të dhëna nga portet dhe pikat kufitare për qëndrueshmërinë e eksporteve në Shqipëri”, të publikuar në tetor 2026, kompanitë që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë realizuan përmes Hanit të Hotit një vlerë mesatare eksportesh prej 78.55 milionë dollarësh në vit gjatë periudhës 2017–2023.

Kapshtica renditet e dyta, me 56.85 milionë dollarë, e ndjekur nga Kakavia me 51.94 milionë dollarë dhe Bllada me 4.18 milionë dollarë. Hani i Hotit regjistron gjithashtu numrin më të madh mesatar të kompanive që kryejnë të dyja aktivitetet dhe eksportojnë përmes kësaj pike, me rreth 233 subjekte në vit. Kakavia numëron mesatarisht 181 kompani dhe Kapshtica 163.

Nga ana tjetër, Kapshtica ka vlerën mesatare më të lartë të eksporteve për kompani në këtë kategori, me rreth 352,500 dollarë në vit, përkundrejt 334,800 dollarëve në Han të Hotit dhe 284,600 dollarëve në Kakavijë.

Renditja ndryshon në krahun e importeve. Kakavia regjistron vlerën më të madhe mesatare vjetore të importeve të kompanive që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë, me 164.77 milionë dollarë, e ndjekur nga Kapshtica me 127.40 milionë dollarë dhe Hani i Hotit me 80.88 milionë dollarë.

Për kompanitë që vetëm importojnë, Hani i Hotit kryeson për numrin e subjekteve, me mesatarisht 1,450 në vit, por Kapshtica regjistron vlerën më të madhe të importeve, me 55.46 milionë dollarë, kundrejt 53.74 milionë dollarëve në Kakavijë. Kakavia ka vlerën mesatare më të lartë të importeve për kompani në këtë kategori, me rreth 91,100 dollarë në vit, e ndjekur nga Kapshtica me rreth 82 mijë dollarë.

Në tërësi, kompanitë që njëkohësisht importojnë dhe eksportojnë realizojnë përmes katër pikave kufitare importe me vlerë mesatare vjetore prej 378.7 milionë dollarësh, kundrejt 191.5 milionë dollarëve eksporte.

Banka Botërore evidenton gjithashtu dallime në shumëllojshmërinë e mallrave. Në importet e kompanive që kryejnë të dyja aktivitetet, Kapshtica regjistron mesatarisht rreth 1,050 kategori produktesh në vit dhe Kakavia 1,036, sipas klasifikimit doganor gjashtëshifror./ N.Maho

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për të mbijetuar (ushqyer), europianët për të jetuar

Sipas hierarkisë së nevojave të psikologut Abraham Maslow, njerëzit përpiqen fillimisht të sigurojnë nevojat bazë për mbijetesë, si ushqimi dhe str...

2 hours më parë 4 Min Lexim

Interesat e kredisë për shtëpi pësuan rënie të mëtejshme në tremujorin e tretë

Normat e interesit të kredive për shtëpi pësuan rënie të mëtejshme në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, inte...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!