Pullat postare kthehen në vepra arti në duart e artistes hungareze Judit Szendrei.

Përmes kolazheve të krijuara me pulla nga vende te ndryshme te botes, ajo sjell portrete, objekte dhe rrëfime figurative, duke ndërthurur artin me historinë dhe kulturën.

Ekspozita është çelur në galerinë e Arteve “Kalo” në Memaliaj, ku kanë mbërritur artdashës nga gjithë vendi.

Përtej vlerës artistike, ekspozita përcjell edhe një mesazh humanitar, duke mbështetur kauzën e personave me sindromën Down.

“Ajo ka shfrytëzuar një segment të veçantë që është kulla që ka një simbol, komunikimi”,tha Përparim Kalo, bashkëorganizator.

Ndërsa kryebashkiaku vuri në dukje lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe veprimtarite ekonomike hungareze në vendin tonë.

Ekspozita e artistes dhe diplomates Judit Szendrei u organizua nga Bashkia e Memaliajt, me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë në Tiranë.