Sipas një teorie të bërë virale në mediat sociale ditët e fundit, bota, duhet të arrinte sot, e premte 13 nëntor 2026, fundin e saj. Asnjë asteroid në kurs përplasjeje dhe asnjë profeci e lashtë maja si ajo për vitin 2012. Kjo datë u vendos në kalendar, saktësisht 66 vjet më parë, nga një ekuacion matematikor i botuar në revistën prestigjioze Science.