I kallzuar nga gjyqtarët dhe prokurorët për pagat që ju bllokuan, Sekretari I përgjithshëm I Ministrisë së Financave Gentian Këri , u pyet në Spak rreth rolit që pati gjatë kolmit të konfliktit mes dy pushteteve gjatë muajit gusht. Si një I kallzuar së bashku me ministrin e Financave Petrit Malajn, Këri ka instistuar se ka zbatuar ligjin duke mo lejuar kalimin e pagave sipas refernecës së re të urdhëruar nga Gjykata Kushtetuese. Ndërsa në lidhje me dëshminë e njërës prej zyrtareve të thesarit e cila ka treguar se është kërcënuar me largim nga detyra nëse zbatonte vendimin e kushtetueses, Këri e ka mohuar. Bëhet me dije nga burimet se sekretari I përgjithshëm I kësaj ministrie ka këmbëngulur se I kishte tërhequr vëmendjen nëpunëses për të zbatuar ligjin.