Rusia deklaroi të premten se ende nuk ka rënë dakord që evropianët të marrin pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kjo vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe i dërguari amerikan, Jared Kushner, thanë se Evropa do të marrë pjesë në raundin e ardhshëm. Gjatë bisedimeve të zhvilluara në Abu Dabi në fillim të kësaj jave, të dërguarit evropianë zhvilluan takime të veçanta me delegacionin ukrainas, por nuk morën pjesë në takimet e udhëhequra nga SHBA-ja mes ekipeve të Kievit dhe Moskës.