Një incident i rrezikshëm është regjistruar ditën e sotme në “atraksionin turistik” Zip Line në Belsh, ku një person ka mbetur i bllokuar në mes të liqenit, pasi pajisja është ndalur gjatë lëvizjes.
Pamjet e momentit kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve që ishin aty pranë.
Ata thonë se ky incident dhe investim i Bashkisë Belsh, i konceptuar si një atraksion turistik mbi liqen, me gjatësi 724 metra dhe lartësi rreth 13.6 metra mbi nivelin e tokës, ngrenë pikëpyetje mbi funksionimin e këtij projekti dhe masat e sigurisë të marra për vizitorët.
Pasi një projekt turistik i financuar me para publike duhet të garantojë jo vetëm promovimin e zonës, por mbi të gjitha funksionalitetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Turizmi nuk është vetëm të ndërtosh atraksione, por edhe të garantosh që ato