SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik
Monica Busetto është liruar nga burgu pas gati 13 vitesh vuajtje dënimi, pasi Gjykata e Apelit në Trento pranoi kërkesën e dytë për rishikimin e procesit gjyqësor.
64-vjeçarja ishte dënuar përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e fqinjës së saj, 87-vjeçares Lida Taffi Pamio, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Mestre, në dhjetor të vitit 2012.
Por çështja mori një kthesë të fortë disa vite më vonë, kur Susanna Milly Lazzarini, autore e një tjetër vrasjeje të kryer në vitin 2015, pranoi se kishte vrarë edhe Lida Taffi Pamion.
Lazzarini kishte vrarë gjithashtu Francesca Vianellon, në rrethana dhe me mënyra të ngjashme me vrasjen e parë. Pas rrëfimit të saj, nisi një betejë e gjatë ligjore për të rishikuar dënimin e Monica Busettos, e cila kishte këmbëngulur për pafajësinë e saj.
Tashmë, pas gati 13 vitesh të kaluara në qeli, vendimi i Gjykatës së Apelit në Trento i ka hapur rrugën lirimit të saj.
Rasti ka rikthyer në vëmendje një prej çështjeve më të bujshme gjyqësore në Itali, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi gabimet e mundshme të drejtësisë dhe vitet e humbura të një gruaje të dënuar për një krim që, sipas rrëfimit të autores së vërtetë, nuk e kishte kryer ajo.
Top Channel