Shtrëngata shiu dhe shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për ditën e shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar në ekstremin veriperëndimor.
Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht në veriperëndim dhe jugperëndim reshje me intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 21 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 11 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.




