Sport

Çfarë i ndodhi Mitajt? Mbrojtësi kuqezi shfaqet me syrin e nxirë pas fitores me Finlandën

Fitorja ndaj Finlandës ishte një betejë e vërtetë edhe për Mario Mitajn. Mbrojtësi 23-vjeçar e mbylli sfidën me një shenjë të dukshme pranë syrit, duke treguar se përballjet në fushë nuk kanë munguar.

Në skemën e re të Rolando Maranit, Mitaj u aktivizua në një rol më të pazakontë, si pjesë e mbrojtjes me tre lojtarë, larg pozicionit të tij të zakonshëm në krahun e majtë. Megjithatë, përshtatja ishte pozitive dhe ai dha siguri në suksesin 2-0 të kuqezinjve.

Pas ndeshjes, lojtari nga Malësia e Madhe publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqej me syrin e nxirë. Krahas saj, Mitaj zgjodhi një mesazh domethënës: “Përjetësisht me ty, Shqipëria ime”.

Një dedikim që flet më shumë se fjalët për raportin e tij me fanellën kuqezi. Në moshën 23-vjeçare, Mitaj ka arritur tashmë në kuotën e 38 ndeshjeve me Kombëtaren.