E premte, 13 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Zbulohet lista e bujshme e BBV6, 13 emra të njohur drejt shtëpisë
Lajme

Zbulohet lista e bujshme e BBV6, 13 emra të njohur drejt shtëpisë

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë më 19 dhjetor në ekranin e Top Channel, ndërsa interesi për emrat e personazheve që mund të bëhen pjesë e garës ka nisur të rritet.

Edhe pse produksioni nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për konkurrentët, në rrjetet sociale po qarkullon një listë me emra të njohur nga bota e muzikës, televizionit, gazetarisë dhe rrjeteve sociale.

Mes personazheve që përfliten për hyrjen në shtëpinë e famshme janë këngëtarët Eugent Bushpepa, Meriton Ademi, Dafine Aliu, Fero dhe Mira Konçi. Në listë përmenden gjithashtu Meriton Rama, moderatori dhe këngëtari Robert Berisha, gazetarja Viola Spiro dhe gazetari Syrjan Rahova.

Pjesë e emrave që po diskutohen janë edhe disa personazhe të njohur në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Negisa Dido, fituesen e spektaklit “She’s On Top”, Ina Pashollari, si dhe çiftin Albi dhe Xhesiana.

Një tjetër emër që përmendet është Ledion Grishaj, i cili gjithashtu mund të jetë një prej konkurrentëve të këtij edicioni.

Kush do të jetë në panelin e opinionistëve?

Përveç banorëve të mundshëm, vëmendje ka marrë edhe formati i panelit të opinionistëve. Emrat që përfliten për këtë rol janë Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari.

Ndërkohë, moderimi i spektaklit pritet t’i besohet sërish Ledion Liços.

Megjithatë, të gjithë këta emra mbeten në kuadrin e aludimeve, pasi deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Albania”. Lista përfundimtare dhe surprizat e këtij sezoni pritet të zbulohen në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.