Macron kërkon ta bindë Wengerin të sfidojë Infantinon për drejtimin e FIFA-s

Presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqet të bindë bashkëkombësin e tij Arsene Wenger të kandidojë për kreun e FIFA-s përballë presidentit aktual, Gianni Infantino, sipas raportimeve të mediave britanike. Wenger është ish-trajneri legjendar i Arsenalit.

Gazeta gjermane Bild raporton se Macron i ka premtuar Wengerit mbështetje të plotë nëse ai hyn në garë. Presidenti francez ka ofruar gjithashtu të angazhojë drejtues të tjerë shtetesh dhe qeverish në përkrahje të kandidaturës së tij, çka mund t’i japë zgjedhjeve një përmasë politike të pazakontë.

Të lidhura

None found

Wenger pritet ta bëjë të ditur vendimin e tij përfundimtar gjatë kësaj jave. Kandidatët kanë afat deri më 18 nëntor për të dorëzuar dokumentacionin, ndaj vendimi i tij pritet vetëm pak ditë përpara mbylljes së afatit.

Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s janë parashikuar për në mars të vitit 2027. Infantino kërkon një mandat tjetër, por mund të ketë përballë një emër me reputacion të lartë në futboll dhe me mbështetje të mundshme nga nivelet më të larta të politikës franceze.

Wenger u bë pjesë e FIFA-s me ftesë të vetë Infantinos në vitin 2019. Më parë, ai kishte drejtuar Arsenalin për më shumë se dy dekada dhe ishte larguar nga puna si trajner në vitin 2018. Prej hyrjes në FIFA, francezi mban postin e drejtorit për zhvillimin global të futbollit dhe është bërë një nga figurat më me ndikim në federatën ndërkombëtare.

Gjatë muajve të fundit, mospajtimet mes Wengerit dhe Infantinos janë shfaqur gjithnjë e më qartë. Verën e kaluar, Wenger kundërshtoi publikisht planin e diskutueshëm të presidentit të FIFA-s për të afruar investitorë nga sektori privat. Ai paralajmëroi se kjo qasje mund t’ia ndryshojë futbollit identitetin dhe ta vërë sportin në varësi të interesave financiare.


Shtuar më 13.11.2026 17:37

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet