Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga TikTok-u në SHBA, bandat shqiptare zgjerojnë trafikun e kok*inës, bashkëpunim me grupet braziliane

    Koopman frenon shpresat e Kosovës për statusin kandidat në BE: Ligji për Specialen ishte i padobishëm

    Arrestohet në Kakavijë shqiptari i kërkuar nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nga TikTok-u në SHBA, bandat shqiptare zgjerojnë trafikun e kok*inës, bashkëpunim me grupet braziliane
    Aktualitet

    Nga TikTok-u në SHBA, bandat shqiptare zgjerojnë trafikun e kok*inës, bashkëpunim me grupet braziliane

    November 13, 2026

    Rrjetet kriminale shqiptare po zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, duke shtrirë ndikimin edhe në Shtetet e Bashkuara dhe duke bashkëpunuar me organizata kriminale braziliane. Alarmin e ngre Neil Woods, ish-oficer britanik i infiltruar në botën e narkotikëve, i cili thotë se ndryshimet në tregun amerikan, ku kokaina po shitet me çmim më të ulët dhe me pastërti më të lartë, lidhen edhe me efikasitetin e rrjeteve ndërkombëtare të furnizimit.

    Në një intervistë për revistën “Newsweek”, Woods, i cili ka kaluar 14 vite duke depërtuar në organizatat e trafikantëve të drogës, deklaroi se grupet shqiptare kanë ndërmarrë “sulme të forta” edhe në SHBA, duke e përshkruar shtrirjen e tyre si një fenomen që kapërcen kufijtë kombëtarë.

    “Ndërhyrjet e tyre të forta janë në thelb transglobale, që përfshin SHBA-në. Çmimi ka rënë dhe pastërtia është rritur në SHBA si kudo. Pse? Për shkak të efikasitetit të krijuar nga ky bashkëpunim transnacional”, u shpreh ai.

    Woods veçoi lidhjet mes grupeve shqiptare dhe atyre braziliane, duke thënë se Brazili është kthyer në një pikë të rëndësishme për përpunimin dhe logjistikën e kokainës, e cila më pas shpërndahet në disa tregje, përfshirë atë amerikan.

    “Lidhja e rëndësishme që sjell në diskutim Amerikën është midis krimit të organizuar shqiptar dhe atij brazilian. Shumica e përpunimit dhe logjistikës tani bëhet nëpërmjet Brazilit, dhe prej andej SHBA-ja është vetëm një destinacion midis të tjerëve. Tregu vetëm sa është rritur”, deklaroi ish-oficeri britanik.

    Rrjetet shqiptare në SHBA, aktivitet i dokumentuar prej vitesh

    Sipas “Newsweek”, prania e grupeve kriminale shqiptare në tregun amerikan nuk është e re. Në vitin 2013, prokurorët federalë në Nju Jork njoftuan dënimin e 49 anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të një sindikate ndërkombëtare kriminale shqiptare, e cila vepronte në tre kontinente dhe shpërndante drogë në disa shtete të SHBA-së.

    Rrjeti kishte aktivitet në Nju Jork, Kaliforni, Xhorxhia, Kolorado dhe Florida. Sipas Departamentit amerikan të Drejtësisë, anëtarët e tij trafikonin kokainë të siguruar nga Meksika dhe Amerika e Jugut, por edhe marihuanë, ekstazi dhe medikamente me recetë.

    Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka identifikuar rrjete kriminale të drejtuara nga shqiptarë që operojnë në SHBA, Evropë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Amerikën e Jugut.

    Të dhënat e Administratës Amerikane për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (DEA) duket se përputhen me vëzhgimet e Woods për rritjen e pastërtisë së kokainës. Në raportin kombëtar të kërcënimit nga droga për vitin 2025, DEA bën të ditur se pastërtia mesatare e mostrave të kokainës të analizuara në nivelin e shitjes me shumicë u rrit nga 86% në vitin 2023, në 88% në vitin 2024.

    Rekrutimi përmes TikTok-ut, një model i ri i shpërndarjes në Britani

    Paralajmërimi i Woods vjen në prag të publikimit të dokumentarit të Sky News, “The Drug Lords Next Door”, i cili heton mënyrën se si rrjetet shqiptare të drogës kanë ndërtuar zinxhirë ndërkombëtarë furnizimi dhe struktura të organizuara shpërndarjeje në Britani.

    Gjatë një hetimi njëvjeçar, gazetarët e Sky News zbuluan qindra reklama në TikTok, përmes të cilave ofroheshin vende pune për shpërndarjen e drogës në qytete të ndryshme britanike. Duke aplikuar në mënyrë të fshehtë, ata arritën të marrin oferta për shitjen e kokainës, përfshirë edhe një pozicion me pagesë prej 280 paundësh në ditë.

    Ish-oficeri i policisë David McKelvey, i cili ka marrë pjesë në operacione kundër bandave shqiptare në Britani, e krahasoi mënyrën e organizimit të këtyre grupeve me funksionimin e një kompanie të madhe, që reklamon dhe rekruton punonjës.

    Dokumentari trajton gjithashtu përdorimin e telefonave të dedikuar, ku ruhen kontaktet dhe të dhënat e klientëve. Sipas hetimit, këta telefona mund të shiten deri në 300 mijë paund, pasi blerësi merr jo vetëm pajisjen, por edhe një rrjet të konsoliduar klientësh.

    “Telefoni është biznesi. Të gjithë klientët tuaj janë në telefonin tuaj. Ju praktikisht po blini një biznes”, shpjegoi McKelvey.

    braziliane SHBA shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga TikTok-u në SHBA, bandat shqiptare zgjerojnë trafikun e kok*inës, bashkëpunim me grupet braziliane

    November 13, 2026

    Koopman frenon shpresat e Kosovës për statusin kandidat në BE: Ligji për Specialen ishte i padobishëm

    November 13, 2026

    Arrestohet në Kakavijë shqiptari i kërkuar nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash

    November 13, 2026

    Netanyahu kërkon rifillimin e luftës me Iranin, shefi i Mossadit në Uashington për takime me administratën Trump

    November 13, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.