Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë

13 Nëntor 2026 | 18:26

14 Nëntori shënon Ditën Botërore të Diabetit, një datë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sëmundje dhe rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë. Mjekët apelojnë për më shumë sensibilizim, pasi diabeti, i konsideruar si një sëmundje e heshtur, mund të shkaktojë komplikacione serioze nëse nuk mbahet nën kontroll.

Në Shqipëri, rreth 100 mijë të rritur dhe 300 fëmijë janë të diagnostikuar me diabet. Megjithatë, mjekët endokrinologë paralajmërojnë se numri real mund të jetë më i lartë, pasi shumë persona nuk janë ende në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje.

Mungesa e trajtimit mund të pasohet nga komplikacione, të cilat mund të rëndojnë gjendjen shëndetësore ndërsa rreth 4 mijë pacientë trajtohen çdo vit në QSUT për diabetin.

Mjekët bëjnë apel për diagnostikimin e diabetit të tipit 2 që në fazat e hershme, pasi identifikimi në kohë ndihmon në parandalimin e komplikacioneve dhe menaxhimin e sëmundjes.

Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin e diabetit të tipit 2 janë obeziteti, ushqyerja e pashëndetshme dhe jeta sedentare. Për këtë arsye, specialistët theksojnë rëndësinë e kontrolleve periodike, aktivitetit fizik dhe një stili të shëndetshëm jetese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci

Në fshatin turistik të Linit po kryhen punimet për furnizimin me ujë të rrjedhshëm dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimeve. Prej vitesh, zona vuante mungesën...
18:16 | 13/11/2026

Goli ndaj Finlandës, Fatjon Baze: Muçi aset i pashfrytëzuar i Shqipërisë, i është ngrënë haku por nuk foli kurrë

Gazetari sportiv Fatjon Baze ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në fitoren 2-0 ndaj Finlandës, duke e cilësuar atë një mbrëmje spektakolare për kuqezinjtë. I ftuar...
17:28 | 13/11/2026

Cilat janë rrjetet sociale më të përdorura në SHBA? Ja çfarë zbulon raporti i ri i Qendrës Kërkimore Pew

YouTube mbetet rrjeti social më i përdorur në Shtetet e Bashkuara, i ndjekur nga Facebook dhe Instagram. Këto janë gjetjet e raportit vjetor të Qendrës...
17:00 | 13/11/2026