Ronaldinho është në Itali/ E diela, dita e madhe e debutimit me Ravennan në derbin me Forlì
Në Premier League vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çështja që lidhet me Manchester Cityn që është shpallur fajtor për më shumë se 100 akuza për thyerje të normave financiare.
Klubi i Citizens ka paraqitur apelin ndaj këtij vendimi dhe ka një lloj misteri në lidhje me kohën e kësaj çështjeje, një mister që u përpoq ta zgjidhë Financial Times duke zbuluar disa detaje.
Klubi anglez ka prezantuar mbrojtjen e tij dhe sipas të përditshmes së njohur, seanca e apelit do të mbahet në mesin e muajit dhjetor. Një seancë që mund të zgjasë disa ditë duke e zgjatur kohën e dhënies së vendimit. Duke parë kalendarin, vendimi për Manchester City pritet të jepet në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse Manchester City humbet në apel, në një kohë të shkurtër, i njëjti komision do të japë sanksionet, që nuk do të jenë përfundimtare duke qenë se Manchester City mund t’i apelojë sërish.
Ende nuk është e qartë se cilat sanksione do të hyjnë në fuqi; beteja ligjore ka mundësi të zgjasë akoma më shumë. Përsa iu përket sanksioneve, skenarët e mundshëm janë të ndryshme; mund të variojnë nga gjoba deri te një penalizim i fortë me pikë që mund të zbresë Citizens nga kategoria, por është edhe opsioni i përjashtimit. Gjithsesi, kjo çështje duket se ka marrë një drejtim të kundërt nga ajo që donte Premier League që shpresonte të mësonte për sanksionet përpara vendimit për apelimin.
Top Channel