A ka prona me çmime okazion në Durrës? Ishte një nga pyetjet që Alfred Peza i drejtoi Afrim Hasës dhe Gjon Markut.
Ata u shprehës se okazione ka dhe madje i shesin shumë shpejt.
“Okazion në Durrës ka, që ta nxjerrim me pronën dhe për 30 minuta ta shes. Jo, jo, edhe për shtatë minuta.Kemi shit kështu edhe për shtatë minuta.”
Një prej rasteve të treguara lidhej me shitjen e një dyqani, ku blerësi kishte vendosur të përfundonte marrëveshjen që në momentet e para të xhirimit të videos.
“Kemi pasur një rast, kot, e fundit, të hap grilën e dyqanit. Tha: ‘Mbylle, mbylle, për shtatë minuta mbylle’. Po, hala pa bërë kamerën, sa filluam videon: ‘Mbylle, mbylle’, tha. Thashë: ‘Si do ta mbyll?’ ‘E ke kaparin e vet’.”
Megjithatë, agjentët theksuan se jo çdo pronë shitet shpejt, edhe kur duket se ka potencial dhe tërheq interesin e blerësve.
“Pronat janë të ndryshme. Shiko, puna e pronave është edhe e çuditshme. Jo të gjitha shiten.”
Sipas tyre, ka prona që vizitohen nga dhjetëra persona, por nuk përfundojnë në shitje.
“Pavarësisht, mund të jetë e mirë. Ka pronë që e shkojnë 50 veta dhe se marrin”


