Një automjet me pesë persona ka dalë nga rruga në një kthesë pranë fshatit Kashtbardhë, në aksin Lushnjë-Berat, dhe ka përfunduar në kanal.
Në makinë ndodheshin katër të rritur dhe një fëmijë. Të dhënat paraprake ngrenë dyshime se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia.
Të lidhura
None found
Nuk raportohet për të lënduar rëndë. Nëna dhe fëmija u dërguan në spital për kontrolle mjekësore, por ekzaminimet treguan se nuk kishin pësuar dëmtime.
Policia Rrugore dhe Policia Shkencore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe sqarimin e rrethanave të tij.







