Përplasi për vdekje 12-vjeçarin në Britani, shoferi u arratis në Letoni për dy vite
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë zhvilluar të premten takimin e parë zyrtar të Bordit të Tregtisë, një mekanizëm i krijuar për të diskutuar marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së, e cila konfirmoi se zyrtarët e të dy vendeve zhvilluan takimin e parë më 13 nëntor, raporton Reuters.
Krijimi i këtij bordi ishte dakordësuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping gjatë samitit të zhvilluar në Pekin në muajin maj.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së shprehu gatishmërinë e administratës Trump për të vijuar dialogun me Pekinin.
“Administrata Trump pret me interes vazhdimin e angazhimit me Kinën, ndërsa punojmë për të vendosur një tregti të drejtë dhe të ekuilibruar mes dy ekonomive më të mëdha në botë”, thuhej në deklaratë.
Takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm në përpjekjet e dy fuqive ekonomike për të menaxhuar marrëdhëniet tregtare, në një periudhë kur politikat tarifore dhe konkurrenca ekonomike mbeten çështje të rëndësishme mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Top Channel