Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Kukës, në kuadër të nismës së quajtur “Foltorja e Ripërtëritjes”.

Ka qenë deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi, duke bërë thirrje për bashkimin e opozitës në përballjen me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Sot në Kukës, në Foltoren e Ripërtëritjes, ku lideri i opozitës, Sali Berisha, bashkëbisedon me qytetarët për të bashkuar masivisht çdo qelizë opozitare në një betejë frontale kundër narkoshtetit dhe narko-kryeministrit Edi Rama”, shkruan Balliu në reagimin e tij në Facebook.

Takimi në Kukës vjen në kuadër të përpjekjeve të opozitës për të mobilizuar strukturat dhe mbështetësit në bazë, me synimin për të forcuar bashkimin opozitar dhe intensifikuar aksionin politik kundër qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: