Hoxhaj në Kurdistan, bisedime me ministra për mbrojtjen, infrastrukturën dhe punën

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ndodhet në Sulaymaniyah, në Rajonin e Kurdistanit, për të marrë pjesë në Slemani Strategic Forum. Ai është ftuar nga zëvendëskryeministri i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Qubad Talabani.

Gjatë forumit, Hoxhaj është takuar me guvernatorin e Slemanit, Dr. Haval Abubaker, si dhe me anëtarë të qeverisë rajonale. Në një postim në Facebook të premten paradite, ai tha se e kishte falënderuar Abubakerin për mikpritjen dhe për mundësinë që Kosova të ndante përvojën e saj me pjesëmarrës nga rajone të ndryshme.

Të lidhura

None found

Deputeti i PDK-së njoftoi në një postim tjetër se bisedimet kishin vijuar edhe pas paneleve të forumit. Mes tyre ishin takimet me ministrat e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit që mbulojnë mbrojtjen, infrastrukturën dhe punën.

Hoxhaj bëri të ditur se ishte takuar edhe me Frans Timmermansin, ish-zëvendëspresident ekzekutiv i Komisionit Evropian; Dimitris Avramopoulosin, ish-komisioner evropian për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë; dhe Lord Grimstone of Boscobel, ish-ministër britanik për Investimet. Ai zhvilloi gjithashtu një takim me Hryhoriy Nemyria, ish-zëvendëskryeministër i Ukrainës dhe nënkryetar i parë i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërparlamentar në Parlamentin e Ukrainës.

Në postimin e tij, Hoxhaj e cilësoi Kosovën një shembull të shtetndërtimit dhe një pikë referimi për shtetet e vogla që kërkojnë të kenë zë më të fortë në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, diplomacia e Kosovës duhet të rikthehet në qendër të veprimit, përmes pranisë më të madhe në debatet ndërkombëtare dhe angazhimit të pandërprerë me partnerët.

Një ditë më parë, në margjinat e po këtij forumi, Hoxhaj ishte takuar me ish-kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe me ish-zëvendëskryeministrin e ish-kryediplomatin e Turqisë, Ali Babacan.


Shtuar më 13.11.2026 20:51

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetbahsegelkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet