Zhdukja e një 13-vjeçareje në Berlin të Gjermanisë ka përfunduar në mënyrë tragjike. Lisa T. u zhduk mëngjesin e 3 nëntorit, teksa po shkonte në shkollë, ndërsa pesë ditë më vonë u gjet e vdekur dhe e lidhur në një shtëpi të pabanuar, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit gjerman. Pranë trupit të saj policia gjeti edhe një 22-vjeçar gjerman, i cili dyshohet se e kishte rrëmbyer dhe vrarë të miturën. I riu ishte plagosur rëndë me armë zjarri dhe, sipas hetimeve paraprake, dyshohet se qëlloi veten në kokë në momentin kur policia mbërriti në banesë. Ai ndërroi jetë të mërkurën, më 11 nëntor, në spital.