Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Brajan Gruda bën Messin në debutim, shënon golin e tretë të Gjermanisë ndaj Serbisë

VIDEO/ Brajan Gruda bën Messin në debutim, shënon golin e tretë të Gjermanisë ndaj Serbisë

21:06, 13/11/2026

Gjermania e ka nisur në mënyrë fantastike sfidën në transfertë ndaj Serbisë, duke shënuar dy gola që në 14 minutat e para të takimit.

Gjithçka nisi në minutën e tretë, kur gjermanët kaluan në avantazh pas një autogoli të Srdjan Babic. Mbrojtësi serb, në përpjekje për të larguar topin pas një goditjeje këndi dhe një krosimi në zonën e vogël, e dërgoi gabimisht në rrjetën e portës së tij.

Serbi – Gjermani 0-1

Goli u verifikua nga sistemi VAR, por arbitri Javier Alberola konfirmoi vendimin fillestar dhe Gjermania nisi festën për avantazhin 0-1.

Vetëm 11 minuta më vonë, në të 14-ën, skuadra gjermane dyfishoi shifrat. Kai Havertz kontrolloi bukur një pasim brenda zonës dhe goditi drejt shtyllës së majtë, por portieri serb arriti të shmangte golin. Megjithatë, topi i kthyer përfundoi te Florian Wirtz, i cili reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 0-2.

Serbi – Gjermani 0-2

Edhe ky gol u kontrollua nga VAR-i për një faull të mundshëm në aksionin paraprak. Pas rishikimit, arbitri Javier Alberola vendosi të mos ndryshonte vendimin dhe konfirmoi golin e Gjermanisë.

Kështu, përfaqësuesja gjermane ka marrë një avantazh të dyfishtë që në fillim të ndeshjes, duke vënë në vështirësi të mëdha Serbinë përballë tifozëve të saj.

Gjermania ka shënuar edhe golin e tretë në transfertën ndaj Serbisë. Protagonist është talenti shqiptar Brajan Gruda, i cili ka realizuar një gol spektakolar në minutën e 50-të.

Sulmuesi anësor u tregua i shkëlqyer, duke kaluar disa kundërshtarë dhe më pas lëshoi një goditje fantastike nga jashtë zonës, që përfundoi në cepin e poshtëm të portës. Portieri Vanja Milinković-Savić nuk kishte asnjë mundësi për ta ndalur.

Një realizim i bukur për Grudën, i cili konfirmon cilësitë e tij në këtë përballje, ndërsa Gjermania tashmë kryeson me rezultatin 3-0 ndaj Serbisë.

Serbi - Gjermani 0-3

Serbia ka reaguar në minutën e 57-të të sfidës ndaj Gjermanisë, duke shënuar golin e parë dhe duke ngushtuar rezultatin në 1-3.

Protagonist ishte Srdjan Babic, i cili këtë herë u shfaq në zonën kundërshtare dhe përfitoi nga topi i kthyer pas një aksioni, duke e dërguar në rrjetë me një goditje të fortë.

Serbi - Gjermani 1-3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco