Papa Leo XIV në listën e më të veshurve të vitit 2026, mes atleteve Nike dhe veshjeve papnore

Papa Leo XIV është renditur mes personazheve më elegantë të vitit 2026 në listën e publikuar nga revista Vanity Fair. Përfshirja e kreut të Kishës Katolike ka tërhequr vëmendje në botën e modës.

Siç raporton The Guardian, Vanity Fair e ka rikthyer listën e të veshurve më mirë për herë të parë pas dhjetë vitesh. Në të janë përzgjedhur 70 emra të njohur nga kinemaja, muzika dhe kultura.

Të lidhura

None found

Revista e ka përfshirë Papën në kategorinë “Originals”, kushtuar personazheve që dallohen për një stil të veçantë, origjinal dhe inovativ. Në të njëjtën kategori renditen edhe regjisori Spike Lee, si dhe këngëtaret Björk dhe Rosalía.

Vanity Fair e përshkruan mënyrën e tij të të veshurit si një ngritje të elegancës papnore në “lartësi qiellore”. I lindur në Çikago, Leo XIV ndërthur veshjet tradicionale të Vatikanit me aksesorë të thjeshtë e modernë.

Në vend të pantoflave të kuqe tradicionale papnore, ai zgjedh këpucë klasike të zeza. Papa mban gjithashtu një orë zvicerane dhe shfaqet shpesh me çantën e tij personale.

Vëmendje të veçantë mori paraqitja e tij me atlete Nike krahas veshjes tradicionale të bardhë. Fotografia u përhap gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë përdorues menduan fillimisht se ishte krijuar me inteligjencë artificiale.

Një tjetër paraqitje e komentuar ishte ajo e qershorit 2025, kur gjatë një audience në Sheshin e Shën Pjetrit ai vendosi mbi kapelën tradicionale papnore një kapele bejsbolli të ekipit Chicago White Sox.

Sipas ekspertëve të modës, prania e Papës në këtë listë dëshmon se stili nuk u përket vetëm personazheve të famshëm apo stilistëve të tyre, por është edhe pjesë e kulturës dhe e shoqërisë.


Shtuar më 13.11.2026 22:18

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet