Bota
Zelensky: Ukraina dhe Rusia do të kryejnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shkëmbimi i planifikuar i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës do të jetë më i madhi i këtij lloji deri më tani, duke e cilësuar këtë zhvillim si “rezultat të vërtetë” të negociatave në vazhdim.
Duke folur për gazetarët pas takimit në Dublin me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trumpit, njëherësh të dërguarin e posaçëm, Jared Kushner, Zelensky tha se pala ruse ka rënë dakord për një shkëmbim të të burgosurve.
“Ky do të jetë shkëmbimi më i madh i të burgosurve të luftës… Ky është një rezultat i vërtetë. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




