Organizata Tip1omël organizon koncert humanitar, fitimi do të shkojë për fëmijët me diabet tip 1 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata Tip1omël organizon koncert humanitar, fitimi do të shkojë për fëmijët me diabet tip 1

    Insajderi
    13 November 2026 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata Tip1omël organizon më 14 nëntor një koncert humanitar me këngëtarin Shpat Deda, ku i gjithë fitimi nga shitja e biletave do të shkojë për blerjen e sensorëve për fëmijët me diabet tip 1.

    Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe, duke filluar nga ora 19:00.

    Përmes kësaj nisme, organizata synon të mbështesë fëmijët me diabet tip 1, ndërsa qytetarët ftohen t’i bashkohen mbrëmjes ku muzika shndërrohet në solidaritet.

    Biletat mund të blihen përmes platformës ravetravel.com ose në hyrje të koncertit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 November 2026
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark