Ekstradohet nga Italia për në Kosovës i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet nga Italia për në Kosovës i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

    Insajderi
    13 November 2026 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Italia për në Kosovë. Me datën 13.11.2026 është ekstraduar nga Italia për në Kosovë shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes se veprave penale të vrasjes.

    Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Prishtinë për procedura të mëtutjeshme ligjore.

    “Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 November 2026
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark