Debutim ëndrrash për Brajan Grudën te Gjermania. Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte një ndër shënuesit e ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp në fitoren 1-3 në fushën e Serbisë. Gjithsesi, për t’i ngjitur në vendin e dytë nuk do të mjaftonte fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Holandës nëse Greqia fiton me Serbinë.
Gjermania e ka nisur në mënyrë fantastike sfidën në transfertë ndaj Serbisë, duke shënuar dy gola që në 14 minutat e para të takimit.
Gjithçka nisi në minutën e tretë, kur gjermanët kaluan në avantazh pas një autogoli të Srdjan Babic. Mbrojtësi serb, në përpjekje për të larguar topin pas një goditjeje këndi dhe një krosimi në zonën e vogël, e dërgoi gabimisht në rrjetën e portës së tij.
Goli u verifikua nga sistemi VAR, por arbitri Javier Alberola konfirmoi vendimin fillestar dhe Gjermania nisi festën për avantazhin 0-1.
Vetëm 11 minuta më vonë, në të 14-ën, skuadra gjermane dyfishoi shifrat. Kai Havertz kontrolloi bukur një pasim brenda zonës dhe goditi drejt shtyllës së majtë, por portieri serb arriti të shmangte golin. Megjithatë, topi i kthyer përfundoi te Florian Wirtz, i cili reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi në rrjetë për rezultatin 0-2.
Edhe ky gol u kontrollua nga VAR-i për një faull të mundshëm në aksionin paraprak. Pas rishikimit, arbitri Javier Alberola vendosi të mos ndryshonte vendimin dhe konfirmoi golin e Gjermanisë.
Kështu, përfaqësuesja gjermane ka marrë një avantazh të dyfishtë që në fillim të ndeshjes, duke vënë në vështirësi të mëdha Serbinë përballë tifozëve të saj.
Gjermania ka shënuar edhe golin e tretë në transfertën ndaj Serbisë. Protagonist është talenti shqiptar Brajan Gruda, i cili ka realizuar një gol spektakolar në minutën e 50-të.
Sulmuesi anësor u tregua i shkëlqyer, duke kaluar disa kundërshtarë dhe më pas lëshoi një goditje fantastike nga jashtë zonës, që përfundoi në cepin e poshtëm të portës. Portieri Vanja Milinković-Savić nuk kishte asnjë mundësi për ta ndalur.
Një realizim i bukur për Grudën, i cili konfirmon cilësitë e tij në këtë përballje, ndërsa Gjermania tashmë kryeson me rezultatin 3-0 ndaj Serbisë.
Serbia ka reaguar në minutën e 57-të të sfidës ndaj Gjermanisë, duke shënuar golin e parë dhe duke ngushtuar rezultatin në 1-3.
Protagonist ishte Srdjan Babic, i cili këtë herë u shfaq në zonën kundërshtare dhe përfitoi nga topi i kthyer pas një aksioni, duke e dërguar në rrjetë me një goditje të fortë.
© SYRI.net
Macron mbështet Arsène Wenger-in për të sfiduar Infantinon në garën për presidencën e FIFA-s
VIDEO/ Holanda deklason Greqinë dhe siguron vendin e parë, 'tërmet 7-ballësh' në mitikun 'Johan Cruijff'
Shqipëria U-21 përmbys Luksemburgun, spektakël në ‘Air Albania’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: