Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ndaj një 19-vjeçari nga Koçani është ngritur kallëzim penal për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale.
Sipas MPB-së, nga 30 korriku deri më 7 gusht 2026, i dyshuari realizoi video dhe fotografi eksplicite të një 18-vjeçareje nga rajoni i Vinicës, duke përdorur aplikacione dhe pajisje mobile, pa marrë pëlqimin e saj. Më pas, ai i dërgoi mesazhe fyese në rrjetet sociale, e ngacmoi dhe e kërcënoi se do t’ua shpërndante videot dhe fotografitë personave të tjerë. Kallëzimi penal ndaj tij përfshin të dyja veprat.
Të lidhura
None found








