Nations League/ Holanda, si tërmet 7 ballë ndaj Greqisë, ‘Tulipanët’ shkatërrojnë totalisht helenët
Gjermania vijon të jetë tnë garë për një vend në çerekfinale të Nations League. Skuadra e Jurgen Klopp mori 3 pikë shumë të rëndësishme teksa mposhti Serbinë në Beograd me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku la gjurmë edhe Brajan Gruda.
Pjesa e parë ishte e dominuar totalisht nga Gjermania e cila e mori shumë shpejt avantazhin, që në minutën e tretë, falë autogolit të Babic. Vetëm 11 minuta kaluan dhe skuadra e Jurgen Klopp shënoi edhe golin e dytë me Florian Wirtz pas një tentative të Havertz me këtë të fundit që pati shansin të shënojë edhe golin e tretë, por pa e shfrytëzuar mundësinë që iu dha. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Gjermaninë.
Edhe pjesa e dytë nisi si e para me një gol të shpejtë të Gjermanisë dhe ishte Brajan Gruda ai që e shënoi dhe për të ishte goli i tij i parë me fanellën e Die Mannschaft. Në të 56, Serbia shkurtoi shifrat në 3-1 me Babic. Kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi, Serbia mbeti me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Dragojevic. Në minutat e fundit pati një tjetër karton të kuq për Serbinë dhe ai që e pësoi ishte Zivkovic. Por në fund rezultati mbeti 3-1 për Gjermaninë që shkon në 8 pikë të Grupit A2, dhe që ndeshjen me Holandën do të luajë shansin e saj të fundit për të arritur çerekfinalet.
Top Channel